Është arrestuar i dyshuari me inicialet A.M., për përdhunimin e një 15 vjeçari dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit.
Dyshohet se dhunimi ndaj të miturit u bë disa herë, gjatë një periudhë gjashtëmujore.
Avokatja e viktimës ka thënë se i dyshuari e kreu ketë vepër në shumë raste duke e joshur me para të imëta të miturin sa herë që mori në zyrë për ta shfrytëzuar seksualisht.
Pasi u lajmërua rasti, policia e ka arrestuar të dyshuarin më datë 24 qershor.
Tanimë është mbajtur seanca gjyqësore dhe gjykata i ka caktuar të dyshuarit 30 ditë paraburgim.
loading…







