Dega e Gjykatës Themelore të Gjakovës në Malishevë ka caktuar një muaj paraburgim për burrin që që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjykata Themelore, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se të pandehurit T.I akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Të dielën, në shtëpinë e tyre, i pandehuri, pas një fjalosjeje, e ka goditur bashkëshorten e tij, Y.B., me grushte në fytyrë dhe shqelma në trup duke i shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkoi një muaj paraburgim për të pandehurin, kërkesë kjo që edhe u aprovua më pas nga Gjykata Themelore e Gjakovës.







