Gjykata Themelore

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurin G.K nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit G.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira