Një muaj nga vdekja e të atit, vazhdojnë shkrimet prekëse nga Shkenda Dubova: Më mungon shumë

Babai i këngëtares Shkenda Dubova, Shaip Dubova, ndërroi jetë rreth një muaj më parë.

Ai vdiq si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, ndërsa njoftimi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët.

Një muaj më vonë ka qenë artistja ajo e cila ka ndarë një fotografi me të ndjerin në InstaStory, nëpërmjet të cilës thotë se i mungon shumë.

Shkenda Dubova (Foto: Instagram)

“Pom mungon shumë Pip”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Ti me mu” duket se kishte një relacion tejet të afërt me të atin dhe kjo është vënë re edhe më parë në postimet e bëra.