Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë fiks një muaj që kur mori edhe zyrtarisht detyrën si udhëheqës i ekzekutivit.
E lidhur me këtë rast, Kurti ka bërë një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku numëron vendimet që i mori kjo qeveri gjatë një mujorit të parë të punës.
Ai këto vendime i cilëson si të mira dhe të rëndësishme.
Kurti përmend uljen e pagave të zyrtarëve qeveritarë, shkarkimin e koordinatorëve, shkarkimin e bordeve të Telekomit, shfuqizimin e vendimit për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pas përfundimit të mandatit.
I pari i Qeverisë ka thënë po ashtu se Qeveria që ai e udhëheqë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe.







