Një muaj arrest shtëpiak ndaj të miturit të përfshirë në rrahje

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të miturit A. H.
I mituri dyshohet se pas një mosmarrëveshje me disa persona, godet të dyshuarin Sh. H. dhe A. L., ndërkohë gjatë përleshjes godet në fytyrë edhe të miturën M. O., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të miturit, ndonëse si masë më e butë, në këtë rast janë marr parasysh moshën e re e të miturit, si dhe faktin që përherë të parë ka rënë ndesh me ligjin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.