Një meteor ka ndriçuar qiellin e Mbretërisë së Bashkuar (MB), të dielën në mbrëmje.
Ai u pikas para orës 21:00 dhe ishte i dukshëm për shtatë sekonda.
Pamjet e vetme që po qarkullojnë në internet, janë ato të kapura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie.
Rrjeti meteorik i MB-së, i përbërë nga një grup astronautësh amatorë, e kanë përshkruar si një top zjarri me lëvizje të ngadaltë.
Meteorët janë lëndë hapësinore që digjen ndërsa hyjnë në atmosferën e tokës. Sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve (AMS), ato janë po aq ndriçues sa planeti Venus kur shihet në mbrëmje ose në mëngjes.
AMS tha se “disa mijëra meteorë ndodhen në atmosferën e Tokës, ku shumica bie mbi oqean ose zona të pabanuara”.
Një përdorues i Twitter-it shkruante se “Në fillim mendova se ishte një yll apo aeroplan, pastaj u bë më i madh dhe më i shpejtë, pastaj një blic i madh ndriçoi qiellin dhe shpërtheu”.
Gjithashtu në Twitter, u vu re disa nuanca humori, me referenca nga filmat fantashkencë si: Superman, The Day of the Triffids, Men in Black and War of the Worlds.
Të tjerët thanë se ishte hakmarrje për roverin e Nasa’s Perseverance që zbarkoi në Mars javën e kaluar.
New footage of the #fireball tonight. Sent by Katie Parr pic.twitter.com/J4jmsM9tFj
— UK Meteor Network (@UKMeteorNetwork) February 28, 2021







