Një mënyrë plotësisht natyrale e largimit të aromës të pakëndshme nga këmbët

L’Erbolario, brendi Italian me produkte 100% natyrale si çdo herë që ju ofron zgjedhje për probleme të ndryshme të lëkurës tuaj, edhe kësaj radhe për ju e ofron produktin deodorant për shputat e këmbëve, shumë efektiv, i veçantë në përbërjen e tij, plotësisht natyral dhe jo alergjik.

Juve nuk do t’ju duhet ndonjë vend apo formë e veçantë për të trajtuar shputat e këmbëve. Me një veprim të shpejtë e të thjeshtë, ky gel shumë freskues e monitoron djersën e tepruar që gjendet në shputat e këmbëve, sepse ka efektin e një deodoranti.

Produkti është po ashtu një pastrues i lëkurës në këtë pjesë të trupit, dhe kjo arrihet duke iu falënderuar dy vajrave esenciale: ai i mentës dhe bima Patchouli.

Efektet freskuese dhe pastruese arrihen falë algave të kuqe të paqësorit, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe minerale.

Përbërësit natyral si citrat trietili, kokosi, rrepa dhe kallam sheqeri lactylates, të gjithë punojnë në luftimin e baktereve që janë përgjegjësi kryesor për aroma të pakëndshme.

Si rezultat pas përdorimit, ju do të keni ndjenjën e freskisë dhe ndjenjën e të pasurit shputa të thata gjatë gjithë ditës.

Një sasi të mjaftueshme në pëllëmbën e dorës tuaj të këtij deodoranti, vendoseni direkt në pjesën e sipërme dhe poshtme të shputës, duke i masazhuar butësisht. Produkti absorbohet shumë shpejtë.