Një lojë plot ëmbëlsi për banorët, në shpërblim një udhëtim

Banorët u vendosën përballë një sfide. Ata duhen të hanin sa më shumë ëmbëlsira në një kohë prej 30 sekondash.

Pjesë e lojës u bënë Keisi, Kiara, Kristi, Luizi dhe Tani.

Ky i fundit sapo ra gongu, hoqi dorë nga sfida. Banori i cili ka ngrënë më shumë ëmbëlsira, përfitoi një udhëtim falas nga kompania prestigjoze “Sava Tours”, në Antalya./Top Channel/