Kaçanik

Një liqen i ri i shtohet Kosovës në këtë komunë, pamjet janë të mrekullueshme FOTO

Një liqe i është shtuar Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për liqenin e Jezerit i cili gjendet në Kaçanik, konkretisht mes fshatit Strazhë dhe Ivajë.

Sipas shpjegimeve të banorëve, ky liqe natyral krijohet prej të reshurave dhe borës dhe nga një burim i vogël që buron aty rrëzë  malit por ky burim nuk ka mundësi ta mbush luginën me ujë të bollshëm prandaj prej muajit maj fillon të thahet deri në tërësi.

As liqeni i Batllavës e as ai i Badovcit nuk e kanë më pamjen e bukur që e kanë pasë, e kjo si pasojë e mungesës së të reshururave.

Kujtojmë se Kosova po përballet me thatësi të madhe, ku për pasojë niveli i ujit ka rënë dukshëm në liqene.

Më poshtë, disa foto të reliazuara nga Visar Loku.