Një lagje banimi në Kharkiv të Ukrainës goditet nga raketat

Një lagje rezedenciale në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës raportohet të jetë goditur nga një sulm me raketë gjatë ditës së sotme.

Sipas zyrtarëve ukrainas dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, raketa të shumta kanë shpërthyer pikërisht në një pjesë të banuar të lagjes Saltivka në veri lindje të Kharkiv-it.

Një video ka treguar një përforcuese rakete të vendosur në trotuarin e rrugës, teksa lëviznin civilët, transmeton lajmi.net.

Sipas Këshillit Bashkiak, granatimet e fundit në qytet kanë lënë të vdekur një civile femër dhe 31 të plagosur.

Të plagosuri përbëhen nga 15 ushtarakë dhe 16 civilë.