Një kosovare gjendet e vdekur në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se një kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Mitrovicën e Veriut, shkruan ballkani.info

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër Kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete e viktimës dërgohet në IML për obduksion.