Në pushime

Një kosovar humb jetën në rajonin e Antalisë së Turqisë

Një turist kosovar, i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det tash në përfundimin e sezonit veror.

Mediat turke raportojnë se kosovari që ka humbur jetën është Gjevdet Brahaj, 53 vjeçar, i cili i ishte bashkuar një turneu me jaht në det, transmeton Ballkani.info.

Të pranishmit e tjerë aty afër, pak kohë më vonë e kishin parë kosovarin Gjevdet Brahaj të palëvizshëm në det.

Ai kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë ishte bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq kufoma e tij me ndihmën e konsullatës kosovare po dërgohet me avion në Kosovë.