Një kompani nga Prizreni hap konkurs për 2000 vende pune në Gjermani

Nga data 31.10.2018 hapet konkursi për punësim të sigurt në Gjermani për banorët nga Kosova.

Kompania gjermane “O.B.M Aviation” ofron mbi 2.000 vende pune për aplikuesit nga Kosova.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga kompania “O.B.M Aviation”.

Aty thuhet se të interesuarit mund të aplikojnë permes zyrës ndërmjetësuese “B.S.B Aviation“ e cila gjindet në qytetin e Prizrenit.

“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 31.10.2018 në ora 11:00 – 15:00 në Shtëpin e Kulturës “ Xhemajli Berisha “ në Prizren”, theksohet në njoftim.

Në këtë takim do të informoheni :

Si duhet aplikuar !

Ku do të punoni !

Sa është rroga !

Çfarë ju sigurojmë tjetër jashtë kontratës së punës !

Dhe shumë pyetje të tjera rreth punësimit…