Një kompani në Prizren hap konkurs për 1.500 vende pune

Galeria Shopping Mall, qendra tregtare më e re në Prizren me hapsirë mbi 50,000 m2 dhe me një investim mbi 20 milion euro, nga sot ka hapur konkursin për 1500 vende pune me orar të plotë.

Ky projekt vendor i nisur në mesin e vitit 2017, është në fazën përfundimtare për ti sjellur Prizrenit, qytetëve përreth Prizrenit dhe atyre në Shqipëri, një qendër tregtare me standardet më të larta të ndërtimit, parking të jashtëm dhe të brendshëm, hapsira të ndriquara dhe ajrosura me teknologjinë e fundit, dhe atraksione të tjera që e bëjnë këtë qendër ndër më modernet në rajon.

Galeria do të sjell mbi 100 brende të njohura vendore dhe ndërkombëtare si: Cineplexx, LC Waikiki, Burger King, Rossmann, Oliver Weber, Geox, Timberland, Sportina, Aztech, Intersport, FLO, Lindex, Piazza Italia, EBC, BO Bowling, Area 52 Trampoline Park, Playland, Heb’s, Big Scoop, Dastini, Proper Pizza, Sarajeva Stakehouse, dhe shumë brende të tjera.

Të gjithë të interesuarit mund t’i bashkohen stafit në njërën nga brendet prezente në “Galeria Shopping Mall” duke aplikuar në www.galeria-ks.com

Si duhet të aplikoni:

Pasi të klikoni në www.galeria-ks.com zgjedhni brendin ku dëshironi të punoni. Pasi të zgjedhni brendin dhe poziten, e shkarkoni CV-në tuaj, dhe brendit do ti dërgohet CV-ja juaj në mënyrë automatike. Brendet pastaj do të bëjnë perzgjedhjen e kandidatëve dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 1 Gusht deri me datën 31 Gusht, 2019.

Galeria Shopping Mall Prizren ju uron suksese të gjithë aplikuesve për punë, dhe mirëpret të gjithë në hapjen e qendrës tregtare në muajin Tetor.

Me respekt,

Galeria Shopping Mall

loading…