Një klinikë private në Pejë i hedh testet COVID-19 në rrugë

Një qytetar nga komuna e Pejës ka lutur policinë dhe inspektoratin që të marrin masa ndaj një klinike private në këtë qytet e cila po hedh testet e gjakut në rrugë.

Besnik Lajqi ka publikuar edhe fotografi, ku ka shkruar se është turp nga kjo klinikë që të bëjë këtë krim në këtë kohën e pandemisë.

“Foto nga unë afër urës së Pohovcit”, ka shkruar ai.