“Një këngëtare apo një moderatore? Ja kush puth më mirë sipas Donaldit

Mbrëmjen e kaluar ishte episoda e parë e emisionit “Më lërë të flas”.

Në këtë episodë kishte të ftuar të ndryshëm, shkruan lajmi.net.

Në njërën nga rubrikat e këtij emisioni, ishte protagonist Donaldi i cili u përgjigj në disa pyetje jo fort të lehta.

“Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore”, ishte njëra nga pyetjet për Donaldin.

“Një këngëtare që më vonë bëhet moderatore”, ishte përgjigjja e tij.