Lajmi i fundit

Një këmbësore e lënduar në aksidentin në Veternik, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Veternik, në rrugën Prishtinë –Gjilan. Në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Ballkani.info