Një këmbësor është goditur nga një kamionetë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, përkatësisht në fshatin Gerlicë të Ferizajt.
Rastin për Ballkanin.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 14:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Gerlicë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku , e përfshirë një automjet(kamionetë) dhe një këmbësor. Njësia e Komunikacionit Rrugor dhe auto ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
Ai tha më tej se i lënduari pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë./Ballkani.info







