“Një jetë të tërë në ankth e sfida”, Haradinaj ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj ka ngushëlluar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për vdekjen e nënës së tij.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të.

Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij!

Nëna Ajshe u prehtë në paqe!

RH