Një javë pas ndarjes nga i dashuri, Irina duket më në formë se kurrë

Më pak se një javë pasi ndjekësit mësuan për ndarjen e saj nga Bradley Cooper, Irina Shayk u shfaq në pasarelë të enjten në 90 -vjetorin e “CR Runway x LuisaViaRoma” në Itali.

Irina dhe Bradley kanë qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi ndarja e tyre ka bërë bujë të madhe në rrjet.

E konsideruar si ndarja e dytë më e dhimbshme për publikun, pas asaj të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është përcjellë me shumë vëmendje dhe reagime.

Irina është shfaqur për herë të parë që nga koha kur lajmi se tashmë është single, u përhap me shpejtësi. Shayk u shfaq me dy veshje në ngjyrë të zezë në sfilatën e mbajtur ditën e djeshme dhe shkëlqente më shumë se kurrë.

Duket se ajo e ka përballuar mirë ndarjen nga Bradley, një ndër meshkujt më të pashëm në Hollywood. Burimet u shprehën për E!online se pasioni mes tyre kishte marrë fund dhe nuk mund të rindizej pavarësisht tentativave të tyre.