Kanë kaluar një javë që prej vrasjes së 26-vjeçarit me inicialet A.M në Mitrovicë, ndërsa policia është ende në kërkim të njërit nga dy të dyshuarit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti për lajmi.net ka thënë se ende nuk ka ndonjë detaj për të dyshuarin e dytë L.B. për vrasjen e A.M..
“Deri më tani nuk ka ndonjë risi, personi i dytë i dsyshuar ende mbetet në kërkim policor”, ka thënë Zahiti.
Katër ditë më parë, A.Z, 23-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e të ndjerit, është vetëdorëzuar në polici dhe iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh.
A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke.







