Një italian ofroi 10 mijë euro Bitcoin për ta rrahur ish të dashurën, arrestohet

Hetuesit në Romë kanë vendosur në arrest shtëpiak një burrë që hetuesit pretendojnë se pagoi një sulmues përmes kriptovalutës Bitcoin për ta rrahur ish të dashurën e tij.

I dyshuari akuzohet se ka ofruar 10 mijë euro në Bitcoin në këmbim të sulmit, i cili do ta kishte paralizuar gruan, ka thënë Policia.

Ai u gjurmua nga autoritetet italiane dhe agjencia e Bashkimit Evropian për krimin dhe gruaja shpëtoi pa ndonjë pasojë.

Sulmuesi i mundshëm nuk është identifikuar.