Një iluzion optik që ju zbulon a keni shpirt të fuqishëm garues apo jeni shumë të sinqertë

Disa kanë parë një kafkë, disa dy vajza duke luajtur letra

Fillimisht iluzionin e ka publikuar në TikTok Charles Meriot, dhe që nga ajo kohë video është parë me kureshtje shumë të madhe, transmeton Telegrafi.

Nëse keni parë dy vajza duke luajtur letra, kjo do të thotë që jeni gazmorë dhe optimist, keni vullnet të lartë garues dhe dëshironi të fitoni.

Mirëpo, nëse fillimisht keni parë një kafkë, kjo do të thotë diçka krejt ndryshe. Kafka zbulon që jeni besnik dhe i sinqertë, që miqtë tuaj gjithmonë mund të mbështeten te ju, por edhe që ndonjëherë të thoni gjëra të cilat ata nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë.

Shumica e komentuesve kanë treguar që fillimisht kanë parë kafkën.

Disa të tjerë kanë thënë që fillimisht kanë parë vajzat duke luajtur letra.

Po ju çfarë keni parë fillimisht në këtë imazh?