Një i vdekur në një aksident në Kamenicë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një vetaksident në fshatin Koretin të Kamenicës, mbëmë rreth orës 23:40,bënë të ditur për Ballkani.info,zëdhënësi i Policisëpër rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Personi me inicialet F. S. (1995) ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pastaj në QKUK në Prishtinë.

Nga hetimet e para të Policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitesi i motoçikletës dyshohet nga mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplasur jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar.

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëhequr hetimet lidhur me këtë vet aksident të rëndë.