Njoftimi

Një i vdekur nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detaje (FOTO)

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet A.J.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info