Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1 mijë e 233 testime 582 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, përcjell Ballkani.info.
Ndërsa janë shëruar 635 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 9 mijë e 240
Sipas MSH-së gjatë 24 orëve asnjë person nuk është vaksinuar kundër COVID-19.







