Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se nga 69 testime tre persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjashtë persona janë të hospitalizuar dhe duke marrë trajtim.

Ndërsa 15 persona janë shëruar nga COVID-19.

Aktualisht janë 61 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.