Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në fshatin Astrazub në rrugën Rahovec – Malishevë.

“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në fshatin Astrazub në Malishevë në mes të një veture dhe një kamioni, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur shofer i veturës, nuk ka të lënduar”, tha për Ballkani.info Albin Sahatçiu, drejtor rajonal i trafikut në rajonin e Gjakovës.

Policia dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve të para shkaktar i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me rrugën nga shoferi i veturës, i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë me kërkesën e familjes dhe me urdhërin e prokurorit i është dorëzuar familjes së tij. /Ballkani.info/

loading…