Një i vdekur e 13 të plagosur nga shpërthimi në Moskë

Të paktën një person u vra dhe 13 u plagosën në një shpërthim në një magazinë pranë Moskës, thanë zyrtarët.

Dy persona janë zhdukur pas shpërthimit. Zjarri në një magazinë që i përket kompanisë Ozon, lider në shitjet online në Rusi, ka prekur një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë.

Ministria ruse e Situatave të Emergjencave njoftoi se 150 zjarrfikës dhe tre helikopterë po luftonin zjarrin. Nuk ka informacion zyrtar për shkakun e zjarrit.