Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të situatës me COVID-19 ne vend.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë ka ndërruar jetë një person dhe 73 të tjerë janë infektuar me koronavirus.

Po ashtu MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 187 persona dhe aktualisht në vendin tonë janë 774 raste aktive.