Një i vdekur dhe mbi 60 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po ashtu kjo ministri ka njoftuar se nga 516 testime të bëra, 64 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 12.40 për qind e të testuarve.