Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar pas përplasjes së një jahti luksoz në Itali

Një anglez ka humbur jetën pasi jahti luksoz me të cilin po udhëtonte u përplas dhe u fundos në Itali.

63-vjeçari ishte pa ndjenja, por ende gjallë kur ekipet e shpëtimit mbërritën në brigjet e Porto Cervo, në veri të Sardinia, të dielën në mbrëmje.

Sipas mediave lokale, ata nuk mundën ta shpëtonin dhe ai vdiq pak më vonë.

Ai ishte një nga shtatë personat në bordin e anijes 70 metra kur ajo u përplas me shkëmbinj pranë ishujve Li Nibani.

Sipas raportimeve, viktima mund të ketë qenë pronari i jahtit, por identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Dy persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital dhe tani janë në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër u trajtuan nga mjekët në vendngjarje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur kur kapiteni i jahtit është devijuar për të shmangur një varkë tjetër, shkruan MetroUk.