Një i vdekur dhe 4 të lënduar në aksident në autostadën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostardën “Ibrahim Rugova”, në mëngjesin e sotëm, rreth 10:30.

Aksidentin për Ballkani.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autstrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do të ju njoftojme për detaje tjera”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Policia njofton se rreth ores 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke shte bllokuar per qarkullim.

loading…