Video

Një i ri në Angli tentoi të hidhte “fishekzjarren raketë” nga goja e tij – në një marifet të çuditshëm natën e Vitit të Ri

Ky është momenti tronditës kur një i ri tentoi të lëshonte një fishekzjarre nga goja e tij.

I identifikuar vetëm si Rhys, ai thuhet se ka tentuar aktin e rrezikshëm në Sunderland, gjatë festimeve të Vitit të Ri, përcjell Telegrafi.

Pamjet që supozohet se janë filmuar rreth mesnatës, tregojnë të riun duke e vendosur fishekzjarrë mes dhëmbëve.

Më pas pamjet kapin një mik duke ndezur fitilin e “raketës” në fund.