Një person ka mbetur i lënduar sot pasdite pas një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në lagjen “Kodra e Trimave”.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Enis Pllana, rreth orës 12:00 është raportuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai.
Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit, tha Pllana.







