Një aksident ka ndodhur në Prishtinë tek semaforët e Menzës së Studentëve.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, në afërsi të menzës së Studentëve. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe është lënduar një person. Personi i lënduar është dërgu në QKUK për tretman mjekësor. Njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.

loading…