Një i infektuar me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 4 persona.

Aktualisht numri total i rasteve aktive me koronavirus është 21.