Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh gjendjen me koronavirus në Kosovë.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 61 testime një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas ministrisë asnjë person nuk ka vdekur si dhe asnjë person nuk është shëruar.
Po ashtu gjatë 24 orëve asnjë person nuk është vaksinuar kundër COVID-19.
Ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 15.








