Një i infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë një qytetar është infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 51 mostra të dyshuara për COVID-19. Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës.