Një i burgosur ndërron jetë rrugës për në spital

Një i burgosur, 28 vjeç, ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Lezhës. Mësohet se ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet se ishte në burg pasi më herët kishte thyer arrestin e shtëpisë. Ai po qëndronte në Burgun e Shën Kollit në momentin që është ndjerë keq.