Një i burgosur është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete nga burgu i Dubravës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:35 në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Nga burgu i Dubravës në Spitalin e Pejës është dërguar i burgosuri mashkull kosovar dhe sipas mjekut, viktima është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.







