Ejup Maqedonci

“Një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO”: Maqedonci gabon rëndë nga entuziazmi, e korrigjon shpejt

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO me funksion të ndërlidhjes së parlamenteve anëtare të shteteve të NATO-s, por Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, nuk dihet nëse nga padija ose nga dëshira që mund t’i ketë interferuar në gjykim, e ka quajtur votimin e suksseshëm të sotëm të avancimit të statusit prej një anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar “vetëm një hap larg anëtarësimit të Kosovës në NATO-s”.

Maqedonci megjithatë iu deshën 13 minuta kohë për ta korrigjuar këtë konkluzion stër-dëshiror ku në “Edit history”-n e postimit të tij në Facebook e ka korrigjuar fjalinë “Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota [në asamblenë parlamentare] të NATO”.

Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook në postimin e korrigjuar.