Një grup personash sulmojnë brutalisht një burrë në Fushë Kosovë dhe ikin me veturë VIDEO

Një grup personash kanë sulmuar një burrë në qendër të Fushë Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, gjersa ATV ka siguruar pamjet nga momenti i sulmit, kur një grup prej tre personash sulmojnë një person në një veturë me ngjyrë të kuqe dhe më pas me vrap kthehen në veturën e tyre, për të ikur nga vendngjarja me shpejtësi.