Një grua në Gjilan ka raportuar në Polici se nën kërcënimin e thikës asaj i janë grabitur 600 euro.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

GRABITJE

Gjilan, 20.01.2022-19:35 . Viktima femër kosovare, ka njoftuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës, një i dyshuar i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 600 euro para të gatshme . Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.