Një grua u hodh nga dritarja në një lumë në Massachusetts

Ndërsa qindra udhëtarë u evakuuan kur një tren që u përfshi nga flakët derisa po kalonte një urë, një pasagjer në panik shkoi aq larg sa u hodh nga dritarja në një lumë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Massachusetts, ku zjarri filloi rreth orës 6:45 të mëngjesit teksa treni kaloi urën mbi ”Mystic River”.

Si pasojë, shumica e 200 pasagjerëve u evakuuan nga treni.

Por disa pasagjerë u detyruan të hiqnin xhamat për të shpëtuar nga vagonët e mbushur me tym më afër zjarrit.

“Ishte një zotëri që përpiqej furishëm të hapte daljen e emergjencës. Por dera nuk hapej”, tha Jennifer Thomson-Sullivan për Boston Globe. “Që nga ai moment, njerëzit filluan të hidheshin nga dritarja”.