Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Siç raportohet, ajo ka pësuar lëndime të shumta nga kafshimet e qenve.

Sami Bajqinca, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë se viktimës i është dhënë ndihma e parë, e më pas është dërguar në Infektivë.

“Është trajtuar tek ne, i janë përpunuar plagët, ka marrë terapi, etj. Për trajtim të mëtutjeshëm është transferuar në Klinikën Infektive, atje vazhdon trajtimin”, ka thënë Bajqinca.