Një grua në Suharekë tentoi ta vrasë veten duke pirë domestos

Një grua nga fshati Budakovë, Suharekë, tentoi t’ia marrë jetën vetes, duke pirë preparate pastrimi.

Burimet e Sinjalit në Policinë e Kosovës, njoftojnë se e njëjta kishte tentuar ta vrasë veten duke pirë domestos.

E njëjta u dërgua menjëherë në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Mësohet se gjendja e saj është stabile.