Një grua në Prizren plagoset nga plumbi qorr

Një grua është plagosur nga një plumb qorr pasditen e sotme në Prizren.

Lajmin për Demokracia.com e konfirmoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija.

Ai tha se viktima është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima ka lëndime në këmbë, ndërsa ende po punohet në identifikimin e të dyshuarit. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Alija.

Raportohet se plumbi fillimisht ka goditur xhamin e përparmë të një veture, e më pas viktimën që ndodhej brenda./Demokracia.com/