Sulmi fizik

Një grua në Pejë ankohet në polici për dhunë nga ish-burri i saj

Një grua në Pejë ka raportuar në polici se me 20 dhjetor të vitit që shkoi është sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, njofton policia.